Të rinjtë shqiptarë në Mal të zi, 20 deri 30 veta, kandidat për të studiuar, në mëshirën e Prishtinës, Tiranës dhe Beogradit

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Si të duan ta quajnë por ky sezon turistik detar ju ka treguar Malit të zi e Shqipërisë, se janë kosovarët dhe shqiptarët nga trevat tjera shqiptare, ata që po i mbajnë gjallë me turizëm dhe po mbushin buxhetin e këtyre shteteve.


Prandaj, duhet t’ia shtrojnë disa pyetje vetes.


Po ashtu, edhe qeveritë e Tiranës e Prishtinës nuk mund ta kenë Ulqinin e trevat me shqiptar të Malësive, vetëm për qejf e rekreacion por edhe preokupim për ruajtjen e identitetit të tyre duke i mbështetur me:
Plan programe arsimore me theks nga Gjuha e letërsia shqipe, Historia etj.
Mbështetja me literaturë e Abetare;


Por, është detyrë e përfaqësive “te pa kuptimta” në nivel ambasadash, që t’ia lehtësojnë marrëdhëniet kontraktuale qytetarëve nga Kosova, Shqipëria e treva tjera, të interesuar për afarizëm në Mal të zi, në realizimin e interesave të tyre afariste.


Edhe më tej patriotizëm në Mal të zi mbetet krahas blerjes së sa me shumë pronave, *mbështetja në fushën e arsimimit*.


Nuk duhet të ketë “KUOTA” për regjistrim në Universitetet e Tiranës e Prishtinës, për 20 deri 30 studentë shqiptarë në vit nga Mali i zi, diçka ngjashëm është edhe nga Lugina e Preshevës, e që shfaqin interesim për të studiuar në profile të caktuara.


Mos harroni se Beogradi dhe qeveria serbe ju ofron studime e bursa që të studiojnë e specializojnë atje.
Patriotizmi nuk është kategori folklorike por veprim shtetëror institucional.

Të ngjashme