Janë certifikuar pjesëmarrësit aktiviteteve “Opportunity scouting” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”, raporton Ekonomia Online.
Julia Backer nga GIZ-i, tha se ky aktivitet të rinjve u mundëson që t’i shfaqin shkathtësitë e tyre.
“Të rinjtë fillimisht kanë ndjekur një trajnim lidhur me orientim e tyre në karrierë pastaj trajnimi i dytë kanë qenë shkathtësitë e buta. Të rinjtë kanë pasur mundësi që t’i dinë pikat e tyre të forta apo dobësitë dhe ata në këtë mënyre të reflektojnë për zgjedhjet e tyre në karrierë”.
“Ajo çka kemi dëgjuar ne prej të rinjve në Kosovë pra prej këtyre studentëve ka qenë që nuk ka shumë potencial për punësim këtu në Kosovë, mirëpo faktikisht aktiviteti Opportunity Scouting ka ndërruar këtë përshtypje sepse gjatë këtij aktiviteti vet studentët kanë qenë në gjendje që ta ndryshojnë këtë përshtypje dhe të gjejnë vendet e tyre të punës dhe të kenë sukses në karrierën e tyre dhe kështu qëllimi ynë ka qenë”.
Ajo tha që të rinjtë e Kosovës kanë potencial dhe mund që në të ardhmen të jenë ndërmarrës të suksesshëm.
“Mendoj që ka potencial, por mendoj që të qenit ndërmarrës është gjithashtu edhe një veti personale, përballesh me shumë sfida nëpër të cilat kalojnë për tu bërë ndërmarrës dhe kështu që duhet të marrin rrisqe”.
“Por unë mendoj që nëse ekziston dëshira dhe në qoftë se mund të kalohen sfidat atëherë kjo është e mundshme dhe mund të bëhesh ndërmarrës. Shpresoj shumë se ky aktivitet ka me vazhdu edhe me gjeneratat e ardhshme dhe jo vetëm te ne, por edhe në shkollat e tjera. Ky aktivitet më ka ndihmuar shumë dhe më ka motivuar për me pas një karrierë sa ma të mirë”.
“Aktiviti Opportunity Scouting është një aktivitet gjatë të cilit të rinjtë e shkollave të mesme profesionale gjatë pushimeve të tyre verore ata kanë simuluar situata të themelimit të kompanive dhe të gjetjes së vendeve të punës. Fillimisht ky projekt është organizuar në katër komuna pilot”, tha Backer, raporton Ekonomia Online.
Vllaznim Xhiha, themelues i BONEVET, thotë se sipas statistikave në Kosovë papunësia është 55-60%, raporton EO.
“Sot më shumë se kurrë na duhen ndërmarrës kreativ si ju që jeni me ide të veçanta. Ekonomia e një shteti zhvillohet përmes sektorit privat dhe është fondamentale që qeveria e Kosovës t’i krijoj kushte dhe njëkohësisht të zhvillohet arsimi dhe të dalin gjenerata të reja”.
“Ndërrmarasat hapin vende të reja të punës. Kosova ka nevojë për vende të reja të punës sidomos për ju që jeni të rinj. Sipas statistikave papunësia e të rinjve është 55-6-%”.
Festina Musliu, pjesëmarrëse në këto aktivitete, tha se këto aktivitete e kanë ndihmuar shumë.
“Ky aktivitet më ka ndihmuar shumë dhe shpresoj që të zgjerohet edhe në vendet e tjera. Aktiviteti më ka ndihmuar dhe motivuar edhe për karrierën në të ardhmen time”.