Të shtëna me armë në Deçan, plagoset një person

Deçan | 10 Qer 2017 | 11:37 | Nga

Në fshatin “Isniq” në Deçan është raportuar për të shtëna me armë si shkak i një mosmarrëveshje, njofton Policia e Kosovës.

Mësohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka qëlluar me armë viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa në vend-ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të pistoletës. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin njëzet e katër orësh të Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme