Policia me anë të raportit ditor ka njoftuar se gjatë ditës dy ditë me parë në një kafeteri të Podujevës janë dëgjuar të shtëna armësh.
Sipas raportit në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë dy ditë më parë rreth orës 23:57 është raportuar se në një kafeteri janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar pesë gëzhoja.
Në raport nuk raportohet për të dyshuar dhe të arrestuar. Me vendimin e prokurorit rasti mbetet të hetohet.