Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, kanë pranuar një informacion se në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, ka të shtëna me armë zjarri, ku policia menjëherë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.
Në njoftim thuhet se Policia ka arritur të identifikojë dhe lokalizojë vendin e ngjarjes, përkatësisht zonën ku ishin dëgjuar e shtëna, ku dhe është gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar si prove materiale.
“Sipas dëshmitareve të rastit, pas një zënke të çastit në rrugë, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tokës dhe ka ikur në drejtim të panjohur, pas mbledhjes se informatave të duhura është arritur të identifikohet i dyshuari D.H., 23 vjeçar dhe me ftesë të policisë ka ardhur në stacion policor në Vushtrri dhe ka dorëzuar armën. Nga i dyshuari në fjalë është konfiskuar arma (revolja) e cila dyshohet që është përdorur në rast, një karikator dhe katër fishek si prove materiale”, thuhet në njoftim.
Është intervistuar i dyshuari D.H., 23 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese nga prokurori i shtetit, ju ka caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti po hetohet për vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim te paautorizuar të armëve”.