Një banorë i fshatit Shaptej të komunës së Deçanit ka njoftuar policinë se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 vrima në çatinë e shtëpisë së ankuesit, ndërsa diku rreth 100 metra nga shtëpia janë gjetur dhe konfiskuar 17 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, transmeton Indeksonline.
Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është duke u hetuar.