Disa persona u plagosën kur një person i panjohur hapi zjarr në Universitetin e Heidelberg në Gjermani.
Sipas informacioneve të para, sulmuesi ka vdekur.
Mediat raportojnë se sulmuesi ka hapur zjarr në një amfiteatër.
Policia tha se sulmuesi qëlloi nga një tytë e gjatë dhe konfirmoi se kishte vdekur.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara, burri është vetëvrarë pas sulmit.
Policia më herët kishin kërkuar nga njerëzit që të shmangnin zonën Neuenheimer Feld të Heidelberg, ku ndodhet universiteti i qytetit.
Policia nuk specifikoi se sa njerëz u plagosën, apo sa rëndë.