Një person është arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri në Podujevë, por nuk raportohet për të lënduar.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:50, në Podujevë.
Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse rasti është duke u hetuar.