Të shtëna me armë në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Të dielën në Prishtinë është raportuar që një person ka shtënë me armë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar kishte shtënë disa herë me armë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar  tre gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur”.

Të ngjashme