Të shtëna me armë në Vushtrri, Policia sekuestron gëzhoja dhe nis hetimet

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar të dielën në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2026, rreth orës 17:53, kur është vërejtur një person i dyshuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, menjëherë pas të shtënave.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri është vërejtur i dyshuari duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit, pistoletë.

Lidhur me rastin, Policia ka intervistuar katër dëshmitarë meshkuj, shtetas të Kosovës, ndërsa hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.

Të ngjashme