Të shtëna me armë zjarri në Veri

Prishtinë | 15 Maj 2022 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në Mitrovicën e Veriut.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se Policia është njoftuar nga banorët për këto të shtëna, mirëpo ende nuk dihet lokacioni i saktë.

Deri tani nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar ose dëme materiale, mirëpo për çdo detaj Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë informata më të hollësishme, por deri në publikimin e këtij artikulli, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Të ngjashme