Të shtëna në ahengje në Mitrovicë, Policia konfiskon tri armë

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 13:51 | Nga

Në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e të shtënave në ahengje, Policia në rajonin e Mitrovicës, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Mitrovicës.

Në një njoftim për media thuhet se vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, njësitë policore kanë reaguar në tri raste të ndryshme ku kishte informacione të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje.

Rasti i parë është raportuar në një aheng në fshatin Zhabar Mitrovicë, ku Policia ka konfiskuar një armë pistoletë, si dhe ka arrestuar personin e dyshuar për përdorim të armës.

Ndërsa rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është raportuar në Skenderaj, ku njësitë policore kanë identifikuar lokacionin ku ishin dëgjuar të shtëna në aheng, ku me këtë rast një person është arrestuar, nga i cili është konfiskuar pistoleta me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar.

Ndërsa rasti i tretë është raportuar në Vushtrri, ku njësitë policore kanë identifikuar lokacionin ku ishin dëgjuar të shtëna në aheng, ku me këtë rast një person është arrestuar, nga i cili është konfiskuar një armë gjuetie’, me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar.

Pas procedurave intervistuese tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armës’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme