Të shtënat masive në SHBA: Trump thotë se po zhvillohen bisedime serioze për kontrollin e armëve

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se janë duke u zhvilluar “diskutime serioze” midis drejtuesve të kongresit mbi kontrollin e plotë të ndaj pronarëve të armëve pas sulmeve të fundit me të shtëna masive, transmeton Klan Kosova

Trump me anë të një postimi në Twitter ka deklaruar se  ka biseduar me shoqatën e armëve National Rifle Association (NRA) në mënyrë që pikëpamjet e tyre të mund të “përfaqësohen dhe respektohen”.

NRA kundërshton kontrollet e plota të kërkuara nga kongresi, shkruan BBC.

Demokratët duan që Senati të tërhiqet nga pushimi për të miratuar legjislacionin e menjëhershëm për kontrollin e armëve.

Trump, i cili nuk specifikoi se cilat hapa do të mbështeste, tha se duhet të gjithë të punojnë së bashku për sigurinë e vendit.

“Ne nuk duam njerëz që janë mentalisht të sëmurë, njerëzit që janë të sëmurë, ne nuk duam që ata të mbajnë armë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Të ngjashme