Të shtunën mbahet pjesa e dytë e Provimit të Maturës

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 14:17 | Nga

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) organizon nesër (e shtunë) Provimin e Maturës 2017 (afati i qershorit, pjesa e dytë), për rreth 25 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

Komisioni Qendror i Maturës njofton se, provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2 100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.

Pyetjet në pjesën e dytë të provimit janë nga lëmia profesionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme