Te varri i Astrit Deharit sot bënë homazhe ata që e përdorën si instrument drejt pushtetit

Prishtinë | 05 Nën 2022 | 14:59 | Nga Frashër Krasniqi

Tek varri i Astrit Deharit sot bën homazhe VV-ja e Armend Mujës dhe Haki Abazit, që Astritin e kishin quajtur terrorist.

Tek varri i Astritit sot bën homazhe Albin Kurti e Besnik Bislimi, që Kosovës po ia sjellin “Zajednicën” kundër të cilës protestonte Astriti.

Tek varri i tij, sot bën homazhe Albulena Haxhiu, që asnjë gjë nuk e bëri për të vënë drejtësi në rastin e Astritit.

Tek varri i tij sot bënë homazhe krejt ata që Astritin e përdorën si instrument drejt pushtetit, por që shok s’e patën kurrë.

Krejt ata që u zhveshën nga çdo ideal që dikur e ndanin bashkë me Astritin.

Të ngjashme