Iniciativa e Pavarur e të Verbërve ka filluar grevën e urisë për shkak të mosreflektimit ndaj kërkesave të tyre nga institucionet shtetërore.
Përfaqësuesi i Iniciativës së Pavarur të Verbërve, Halil Kurmehaj tha se u takuan me zyrën e krymenistrit dhe ata u zotuan që kanë me i mbështetë, por nuk dhanë një zgjidhje konkrete, raporton Ekonomia Online.
Ai shtoi se greva do të zgjasë deri sa të munden personat e verbër të qëndrojnë në ambient të hapur në këto kushte.
“Ne sot po dalim në rrugë dhe shumica e të verbërve kanë ardhur me një shoqërues e disa kanë mbetur në rrugë për shkak të kushteve klimatike dhe një mesazh për institucionet e Kosovës, bravo ju koftë që po dini me i qit në rrugë kështu”, tha Kurmehaj.
“Kërkesat tona janë të shumta, të gjitha këto kërkesa janë të bazuara në ligj, është çështja e punësimit që është çështje esenciale pasi që ne kemi kryer edhe studime të ndryshme edhe të nivelit master”.
“… kërkesat tona janë për punësim sipas ligjit në fuqi, por ne po kërkojmë edhe një stabilitet për çështjen e edukimi dhe arsimimit duke krijuar kushtet adekuate për shkollim dhe arsimim dhe jo vetëm për të shkuar në shkolla publike përfshirë edhe universitetet publike pa pas edhe një kusht të vetëm për të studiuar vetëm sa për të studiuar vetëm sa për të na falë notat”, tha Kurmehaj.
“Numri i të punësuarve është shumë i vogël, ndoshta mund të hyjnë 10 persona por kryesisht janë të punësuar ish sistemet d.m.th sistemi komunist që ka qenë para luftës në Kosovë”, tha Kurmehaj.