Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet qytetari në Ferizaj

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në qendër të Shtimes, mbi urë.

Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë rajonale në Ferizaj.

Policia, e ftoi qytetarin me inicialet RR.RR (M/K) 28 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet nga policia.

Të ngjashme