Çka lypin më së shumti njerëzit në Google rreth seksit

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Ah, Google – vendi ku bëni pyetjet tuaja, pa qenë nevoja të shqetësoheni se janë të çuditshme, qesharake, të zakonshme, të turpshme dhe jo vetëm. Pra, çfarë kërkojnë më së shumti njerëzit në Google kur bëhet fjalë për seksin?

Mungesa e seksit gjatë martesës – “Martesë pa seks” dhe “pakënaqësi me seksin gjatë martesës” janë disa nga pyetjet më të shpeshta.

Burrat shqetësohen për madhësinë e penisit – Në 10 pyetje që burrat bëjnë për penisin, 9 prej tyre lidhen me madhësinë. “Si ta bëj penisin më të madh” dhe “Pse penisi im është i vogël” janë disa nga pyetjet më të përhapura. Është interesante se një nga pyetjet më të shpeshta që lidhet me madhësinë është “Sa i madh është penisi im” – mesa duket, Google e di më mirë se mbajtësi i penisit.

Gratë shqetësohen për aromën e vaginës – Nëse për burrat është shqetësim madhësia, për gratë është aroma. Në pjesën më të madhe, ato kërkojnë pse vagina e tyre mban aromë si uthull, djathë, urinë, mbeturinë etj. Edhe djemtë kërkojnë mbi aromën e organeve gjenitale, më së shumti për të gjetur një mënyrë si t’ia thonë partneres.

Burrat adhurojnë gjoksin – Nuk jemi të sigurt se çfarë presin duke shkruar “E adhuroj gjoksin e të dashurës”, por na vjen mirë gjithsesi.

Çështja e implanteve të gjoksit – Kur vjen puna tek zmadhimi i gjoksit, burrat janë të ndarë në dy pjesë. Një pjesë shkruan për mënyrën si duhet bindur partnerja që të zmadhojë gjoksin, ndërkohë që pjesa tjetër dëshiron të dijë si i duhet thënë partneres që të mos e bëjë ndërhyrjen.

Të ngjashme