Drejt elektronikës terahercëshe

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 10:06 | Nga

Një ekip i kryesuar nga fizikanët e TUM, Alexander Holleitner dhe Reinhard Kienberger ka arritur për herë të parë të gjenerojë pulse elektrike ultra-të-shkurta në një çip me ndihmën e antenave metalike me madhësi vetëm disa nanometra, dhe pastaj t’i aktivizojë sinjalet disa milimetra mbi sipërfaqe dhe t’i lexojë përsëri në një mënyrë të kontrolluar.

Elektronika klasike mundëson frekuenca deri në rreth 100 gigahertz. Optoelektronika përdor fenomene elektromagnetike duke filluar nga 10 teraherc, shkruan sot Koha Ditore.

Ky interval në mes referohet si boshllëku i terahercit, pasi që komponentët për gjenerimin, konvertimin dhe detektimin e sinjaleve kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për t’u implementuar.

Fizikanët e TUM, Alexander Holleitner dhe Reinhard Kienberger arritën të gjeneronin impulse elektrike në intervalin e frekuencave deri në 10 teraherc duke i përdorur antenat e vogla të ashtuquajtura plazmonike dhe duke i drejtuar ato mbi një çip. Studiuesit i quajnë antenat plazmonike nëse, për shkak të formës së tyre, e përforcojnë intensitetin e dritës në sipërfaqet metalike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme