Frances Bean Cobain lanson linjën e veshjeve në kujtim të babait

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Frances Bean Cobain e ka nderuar babanë e saj të ndjerë Kurt Cobain me një koleksion të ri veshjesh, ku përfshihen veprat e tij personale të artit.

Vajza 27-vjeçare e Courtney Love dhe rockerit të Nirvanës e lansoi të hënën linjën e limituar “Kurt Was Here”, me veshje unisex të frymëzuara nga arti i tij dhe regjistrimet nga ditari i tij personal.

Koleksioni përmban bluza, kapele dhe xhupa të zbukuruar me imazhe të pikturave, skicave dhe shënime të shkruara me dorë të Kurtit.

Linja është në dispozicion për blerje në dyqanet Selfridges dhe Barneys dhe online në KurtCobainShop.com.

Të ngjashme