Intel: Mungesa e çipave nuk do të ndodhë më kurrë

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Aktualisht Inteli po vazhdon të ballafaqohet me mungesën e çipave, gjë që e krijoi situatën që të ardhurat e kompanisë të reduktohen nga kapacitetet e prodhimit gjatë pjesës më të madhe të vitit të kaluar. Kjo ka bërë që Inteli të investojë dukshëm në kapacitetet e veta prodhuese, si në procesin e tanishëm të prodhimit 14nm ashtu edhe në modelet e ardhshme të çipave 10nm, raporton Overclock3D.

Bob Swan, drejtori i përkohshëm ekzekutiv i Intelit, vuri në dukje se kapaciteti prodhues i kompanisë nuk do të ketë më kurrë mungesë nën udhëheqjen e tij. Gjatë periudhës së tij si drejtor ekzekutiv i kompanisë, Inteli e ka realizuar tashmë një rritje të prodhimit në procesin 14nm dhe progres në prodhimin 10nm, shkruan KOHA Ditore.

Në të ardhmen, Inteli ka në plan t’i lansojë procesorët e vet të parë 10nm para përfundimit të vitit 2019. Gjithashtu u theksua se hendeku midis procesorëve për klientë dhe atyre serverikë do të jetë i shkurtër, kur bëhet fjalë për procesin 10nm, gjë që konfirmon se CPU-të 10nm të serverëve do të jenë të gatshëm në vitin 2020. Inteli ka konfirmuar gjithashtu se po përmirësohet kapaciteti i prodhimit të çipave 10nm.

Të ngjashme