Manhart përforcon Porschen 911 Turbo S

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Në kompaninë gjermane Manhart, e cila është e njohur për modifikimin e veturave, së fundmi janë marrë edhe me një model të Porsches.

Manharti për kreacionin e saj të fundit si bazë ka marrë Prosche 911 Turbo S, të cilin tani konsumatorët mund ta blejnë atë me emrin TR700, transmeton Koha.net. Ky model, ka motor 3.8-litër Bi-Turbo me 6 cilindra dhe kapacitet prej 713 kuajfuqi.

Manhart TR700 tani është më i ulët për 30mm se ai standard, si dhe vjen me rrotat e Formula 1 të kompanisë TechArt, mbishkrimin “Moshammer” në spoiler të pasmë dhe ngjyrën e kombinuar (të zezë-ari) të eksterierit e cila asocon në ngjyrën e F1 Lotus.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme