Mercedesi i bindur se S-Class do të ketë nivel të lartë të shitjes

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësit e Daimlerit besojnë se makina e re Mercedes-Benz S-Class do të rritë nivelin e shitjeve.

“Rritja e pasursë shkon në favor tonin”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Daimlerit, Ola Kallenius, gjatë prezantimit të këtij modeli në Stuttgart, ku edhe është ndërtuar një fabrikë e re e me teknologji të avancuar, transmeton koha. Derisa ka theksuar se kjo gjeneratë mund të arrijë pritshmëritë.

Pavarësisht rënies në aktivitetin ekonomik shkaku i pandemisë, çmimet për asetet me rrezikshmëri siç është kapitali aksionar kanë shënuar rritje.

Mercedesi ka shitur më shumë se gjysmë milioni njësi të modelit aktual S-Class që nga viti 2013, përfshirë edhe Mercedes-Maybach S-Class.

Sipas Kallneiusit shitjet vjetore kanë arritur më shumë se 100 mijë njësi, nivelin e të cilit mund ta arrijë edhe gjenerata 223.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme