Nissan Frontier Sentinel ndihmon edhe në situatat më të vështira

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Bateritë e Leaf, platforma për dron dhe mundësitë të lëvizë në çdo terren e bëjnë të dallojë prej makinave tjera.

Prodhuesi japonez Nissan, është i njohur për makina të kompletuara që i krijon për raste specifike.

Kësaj radhe e kemi një koncept, që e ka prezantuar në Sao Paolo International Motor Show që është zhvilluar në Brazil.

Në Nissan Frontier Sentinel ka mbetur motori i njëjtë me 2.0 litra, vetëm se i janë vënë bateritë e Leaf që të ketë autonomi shumë më të madhe.

Rrotat shumë më të mëdha dhe të fuqishme, i ndihmojnë që të lëvizë nëpër çdo terren, teksa pajisjet shtesë, e kanë kompletuar që të ndihmojë edhe në situatat më të vështira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme