Probleme me telefonin e ri Samsung që paloset – thyhet lehtësisht thonë disa përdorues

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Më parë këtë javë, gjigandi teknologjik Samsung u dërgoi telefonin e mençur të ri, i cili paloset, disa mediave të mëdha për ta shikuar.

Ndoshta tani dëshiron të mos e kishte bërë këtë veprim.

Mark Gurman nga Bloomberg postoi një fotografi në Twitter duke treguar se telefoni ishte prishtu vetëm pas dy ditësh.

Samsung tha se kishte pranuar disa raporte për dëmtimin e ekranit kryesor dhe se do të inspektojë tërësisht këto njësi personalisht për të përcaktuar shkakun e problemit.

Por kjo është një pengesë e madhe për shpresat e kompanisë për të lansuar në tërë botën, atë që në shikim të parë ishte një shfaqje shumë mbresëlënëse e inxhinierisë.

Duket se një shpjegim për problemet është se disa persona kanë hequr një film që gjendej mbrapa ekranit, duke menduar se ishte shtresa tipike mbrojtëse që ju gjeni në të gjitha telefonat e mençur të rinj për të mbajtur ekranin në gjendje të mirë derisa ta blini atë.

Megjithatë disa të tjerë nuk e kishin larguar shtresën dhe sërish patën probleme.

Të ngjashme