Shfaqen specifikat e Nokia X71

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Së fundmi, Nokia ka shpërndarë ftesa për lansimin e një pajisjeje në Tajvan më 2 prill. Kjo është për Nokia X71, i cili mund të lansohet si Nokia 8.1 Plus për tregjet globale.

Tani, një pajisje shumë e ngjashme me Nokia X71 është shfaqur në uebfaqen e njohur Geekbench, ku janë zbuluar disa nga specifikat kyçe.

Geekbench tregon se “HMD Global Nokia X71” do të punojë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 660 i cili është në kombinim me 6 GB RAM memorie, shkruan gsmarena.

Raportohet se versioni me 6 GB mund të mos shitet jashtë tregjeve aziatike, transmeton Koha.net. Po ashtu, në uebfaqe shkruan se Nokia X71 do të punojë edhe me sistemin operativ Android 9, sikur shumica e smartfonëve të Nokias.

Gjithashtu, Nokia X71, sipas Geekbench, pritet të vijë me tre kamera në pjesën e pasme ku kamera kryesore do të jetë prej 48 megapikselë, si dhe me ekran 6.22-inç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme