Shfaqet Ford Mustang GT që lansohet më 2018 (Video)

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 15:21 | Nga

Anëtari i forumit të entuziastëve të Mustang, e ka publikuar videon ku besohet se shfaqet modeli GT që lansohet gjatë vitit të ardhshëm.

Nuk bëhet e ditur se si ka rënë ky filmim në duart e tij, por xhirimi i shkurtër duket se e shfaqë një Ford në lëvizje, së bashku me ndryshimet që i ka pësuar.

Por, shikuesit janë të pakënaqur, sepse muzika e vënë në sfond, nuk lejon të dëgjohet zhurma origjinale që e lëshon makina, e cila pritet të jetë nga motori me V8.

https://www.youtube.com/watch?v=CYTapi2s9DY

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme