SUV-i i vogël i Maseratit arrin më 2022-ën

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 15:55 | Nga

Levante i “zvogëluar”, me motor 3.0-litër V6 të Ferrarit dhe kapacitet prej 430 kuajfuqi do të arrijë më 2022-ën.

Kreu i korporatës Fiat Chrysler Automobiles, pjesë e së cilës është edhe Maserati, ka njoftuar se në vitet në vijim do të rindërtojë gamën e re, transmeton Koha.net. Deri në vitin 2022 priten të vijnë modelet Ghibli dhe Quattroporte, si dhe modeli më interesant SUV-i i tij i vogël.

Sipas njoftimeve, modeli për të cilin ende nuk i është zbuluar emri, do të ketë shpërndarjen e peshës para-prapa 50:50, platformën e avancuar dhe të lehtë e cila do të sigurojë raportin më të mirë të fuqisë dhe peshës.

Ky SUV i vogël pritet të vijë me motorin e Ferrarit, benzinë 3.0-litër V6 Bi-Turbo me kapacitet prej 430 kuajfuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme