Flamuri i Kosovës është shfaqur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit të ri “Global” në televizionin boshnjak “BN”, transmeton Gazeta Express.
Flamuri i shtetit të Kosovës u shfaq në ekran pranë flamujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
BN TV u vu në qendër të vëmendjes së mediave serbe, të cilat e cilësuan skandal atë që ndodhi.
Për këtë pati edhe disa reagime tjera, në të cilat ky televizion cilësohej si antiserb dhe bëhej thirrje për bojkotimin e tij.
Në fund të marsit, në të njëjtin emision në BN TV, Kosova u shfaq e ndarë nga Serbia.
Më parë, televizioni i drejtuar nga gazetari Marko Jeremiq e kishte shfaqur hartën e Sanxhakut me vija të theksuara të kuqe duke e ndarë atë nga Serbia dhe Mali i Zi.