Televizioni lokal i Gjakovës “Syri Tv” raporton se në orët e para të mëngjesit janë sulmuar ambientet e tyre

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Ambientet e televizionit lokal të Gjakovës “Syri Tv”, janë sulmuar nga një person i dyshuar pak orës pas mesnatës, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Siç raporton vetë televizioni sulmi është shumë i rëndë dhe është dëmtuar një pjesë e ambienteve të “Syri TV”.

Dëmtime ka pësuar edhe Kinemaja që ndodhet në të njejtin objekt ku ndodhet edhe televizioni lokal “Syri Tv” dhe parku i qytetit. Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Të ngjashme