Temperatura 53.5 gradë në Pakistan

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 19:16 | Nga

Në qytetin Turbat, në provincën Baluçistan të Pakistanit, u regjistrua dje temperatura më e lartë në historinë e vendit.

Zyrtarët e Entit Meteorologjik të Pakistanit regjistruan dje temperaturën 53,5 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë ishte regjistruar më 30 maj të vitit 2009, kur kishte arritur deri në 52 gradë Celsius.

Zyrtarët kanë theksuar se Pakistani ndodhet nën ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe se vitet e fundit temperaturat ekstreme kanë rritur ndikimin në gjithë vendin, përcjell Atsh.

Temperaturat e larta në provincat Panxhab, Sind dhe Baluçistan ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës së përditshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme