Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i ndryshueshëm. Paradite temperaturat do të jenë më të larta, ndërkaq pasdite dhe në mbrëmje priten shtrëngata me shi.
Temperaturat do të lëvizin nga 16 gradë celsius deri te maksimalja në 26 gradë celsius.
Sipas Prishtina Weather, mot i ndryshueshëm do të mbajë edhe gjatë ditëve në vijim. Temperaturat gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 36 gradë celsius.
Ky është parashikimi i motit nga sot deri të mërkurën:
19.06 – Mbetet shumë ngrohtë, paradite intervale me diell. Ditën me zhvillime të vranësirave, e pasdite dhe në mbrëmje priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.
20.06 – Kryesisht me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu, vende-vende edhe me bubullima.
21.06 – Mot i nxehtë, me diell e vranësira. Nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
22.06 – Mot shumë i nxehtë, kryesisht me diell
23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
Temperaturat në rritje, me vlera jashtëzakonisht të larta gjatë javës së ardhshme. Minimalet luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet nga 26C në fundjavë, rriten në 30C ditën e hënë, e deri të mërkurën edhe në 36C.
Era do të fryjë me mesatare dhe mesatarisht e fuqishme në fundjavë nga veriu 5-14m/s, e javën e ardhshme lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 4-11m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies ditëve të fundjavës, më pas gradualisht në rritje.