Temperaturat e larta, edhe sot kufizime në autoudhë për automjetet mbi 20 tonë

Prishtinë | 20 Kor 2026 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë kanë sjellë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të rënda në autoudhët e Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, nga ora 11:00 deri në ora 17:30, ndalohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.

Sipas ministrisë, kufizimi zbatohet për shkak se temperaturat e parashikuara arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkohë, qarkullimi i këtyre automjeteve në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse lejohet pa asnjë kufizim.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.


Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Të ngjashme