Tensionohet edhe më shumë situata në Prishtinë, tifozët thyejnë karriget e hedhin mjete shpërthyese në parket

Prishtinë | 11 Dhj 2022 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Është tensionuar edhe më shumë situata në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, aty ku po zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll. Në finale të kësaj gare janë Sigal Prishtina dhe Trepça.

Pak çaste pas përfundimit të pjesës së parë, në tribuna eskaloi gjithçka.

Ka pasur hedhje të mjeteve shpërthyese, si dhe shumë karrige tashmë janë shkatërruar.

Pas këtij incidenti, reaguan edhe pjesëtarët policor.

Kujtojmë se të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve janë dy grupet e tifozëve, “Plisat” dhe “Torcidat”, të cilët nuk kanë aspak raporte të mira mesvete.

Kësisoj, pjesa e dytë më shumë gjasë do të luhet pa praninë e tifozëve. Sidoqoftë mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final.

Të ngjashme