Tentativë për vrasje në Prizren, i dyshuari në arrati

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 09:45 | Nga

Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:15, në rrugën “Agim Shala” në Prizren ka ndodhur një tentativë për vrasje.

“Pas hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari D.S. nga vetura, ku ishte edhe me disa persona tjerë, ka shtënë me armë zjarri të llojit të panjohur në drejtim të viktimave, por për fat plumbi e ka goditur xhamin dhe frigoriferin e një dyqani”, shkruhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes policia dhe krim teknikët kanë kryer hetime me ç’ rast në cilësi të provës është gjetur dhe sekuestruar një predhë e fishekut e llojit të panjohur.

Policia njofton se i dyshuari është arratisur, ndërkaq po punohet për arrestimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme