Tentim anulimi i Speciales, paralajmërim për destabilizim

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 08:15 | Nga

Krerët e shtetit nuk do të zmbrapsen nga synimi për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pas dështimit që këtë ta bëjnë fundjavën e kaluar. Kështu ka thënë analisti Imer Mushkolaj, sipas të cilit, edhe pse Kuvendi proklamoi nisjen e pushimit dimëror, seanca mund të thirret edhe gjatë kohës sa është zyrtarisht në pushim, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues të shoqërisë civile e diplomatë të huaj e kanë cilësuar të rrezikshme iniciativën për ta shfuqizuar Specialen, e cila erdhi nga hiqi.

“Rreziku nuk ka kaluar. Seancë e jashtëzakonshme mund të thirret edhe gjatë kohës sa Kuvendi është zyrtarisht në pushim. Sërish do të tentohet që ligji të shfuqizohet. Kjo është një lojë e rrezikshme për vendin, në të cilën janë të përfshirë ata që mund të jenë subjekt i procedimit nga Gjykata Speciale”, ka thënë Mushkolaj për “Kohën Ditore”.

Sipas tij, gjithçka po bëhet me qëllim të krijimit të një situate të re për negocim të rasteve që mund të procedohen, por edhe për të dërguar sinjal që, nëse ndodh ndryshe, situata mund të destabilizohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme