Prindërit kërkojnë anulimin e tenderit për ekskursionin në Shqipëri, shkak kostoja e lartë

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

500 maturantë të gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan gjatë javës së ardhshme do të udhëtojnë për në Shqipëri për një ekskursion pesëditor, mirëpo prindërit e nxënësve kanë kërkuar anulimin e tenderit për transportin dhe për hotelin, derisa është përzgjedhur ofertues më i shtrenjtë me 86 euro në krahasim me disa kompani më të lira me çmim prej 77 eurosh.

Prindërit kanë thënë se nuk do t’i lejojnë fëmijët të shkojnë në ekskursion nëse udhëheqësit e kësaj shkolle nuk e rishqyrtojnë tenderin për transportin dhe për hotelin, sepse secili nxënës po dëmtohet prej 9 eurosh më shumë, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç pagesave prej 86 eurosh për ekskursion nxënësit janë të obliguar t’i japin edhe nga 3 euro më shumë për t’ia paguar ekskursionin secilit mësimdhënës (kujdestar) të klasës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme