Tentim vrasje në Istog, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Prishtinë | 15 Maj 2022 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në fshatin Banjë të Istogut, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një mjet të mprehtë.

Si pasojë e lëndimeve, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Njoftimi i plotë nga policia:

Fsh. Banjë, Istog 13.05.2022 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i  njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një mjet të mprehtë. Si pasojë e lëndimeve, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Me vendim  të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Të ngjashme