Tentim vrasje në Obiliq

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Dje në Obiliq janë arrestuar katër meshkuj të cilët pas një mosmarrëveshje, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri.

Rastin policia e ka vlerësuar si “tentativë vrasje”. 

“Si pasojë dy nga viktimat meshkuj K/Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, ndërsa gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarave janë gjetur dhe konfiskuar, një pushkë ajrore, tre fishek, gjashtë gëzhoja dhe një karikator”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme