Tentim vrasje në Prishtinë

Prishtinë | 05 Pri 2024 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një tentim vrasje në Prishtinë ka ndodhur dje. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:45 minuta derisa një person kishte goditur me thikë personin tjetër. I lënduari është drejtuar në QKUK për tretman mjekësor.

Njoftimi i PK-së:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me një thikë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme