Tentimvrasje në Prishtinë

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Të hënën në Prishtinë është raportuar për një perleshje në mes tre personave, ku janë përdorur mjetet e ftohta. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar, bën të ditur policia.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje, tre persona janë përleshur në mes vete ndërsa njeri prej tyre ka therur me thikë dy të tjerë.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se njëri nga ta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme