Tentoi t’i jepte 10 euro ryshfet policit, arrestohet serbi në Kosovë

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, pasi që i njëjti ka tentuar të korruptojë zyrtarin e Policisë së Kosovës, në këmbim të lirimit nga gjoba e trafikut.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i arrestuari është shtetas i Serbisë dhe i njëjti ka tentuar t’i jap zyrtarit policor 10 euro që ta lirojë nga kundërvajtja në trafik, shkruan lajmi.net.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë nga policia:

Fsh. Trudë 30.07.2022-15:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka tentuar që t’i jap zyrtarit policor 10 euro qe ta lirojë nga kundërvajtja në trafik. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme