Tentojnë t’ia vjedhin veturën, e sulmojnë fizikisht

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 10:38 | Nga

Policia njofton se ka shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë tentuar të vjedhin një veturë, si dhe kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull k/shqiptar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë në ora 01:15, ndërsa gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme