Tentuan të dalin nga Kosova me teste të falsifikuara të COVID-it, ndalohen nga Policia

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit më 09.09.2021 rreth orës 09:10, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar dy meshkuj kosovarë  për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit.

Të  dyshuarit  E.F., (viti i lindjes 2003)  dhe A.A (viti i lindjes 2003)  kane prezantuar tek autoritetet policore dy dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, të lëshuara nga  QKMF ne Gjakovë.  Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Gjakovë, nga ku është  konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të  evidentuar si dokumente të  lëshuara në QKMF -Gjakovë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë’. Dokumentet janë konfiskuar nga ana e policisë, rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme