Terence Hill mbush 85 vjeç

Prishtinë | 30 Mar 2024 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

85 pranvera për Terence Hill, aktori legjendar me buzëqeshjen dinake që fitoi zemrat e shumë brezave.

Ishte viti 1970 kur fytyra e Mario Girotti, emri i vërtetë i Terence Hill u shndërrua në një personazh në historinë e kinemasë, duke ofruar skena të paharrueshme dhe ‘’përplasje ikonike’’ me grushte përkrah partnerit të tij të pandashëm Bud Spencer.

Çifti Hill-Spencer bëri që miliona fëmijë që tani janë pak më të rritur të qeshin dhe të ëndërrojnë, duke u bërë një nga simbolet e kinemasë italiane.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Don Matteo dhe ‘’Un passo dal cielo’’, Hill nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Në të vërtetë këtë vit, 54 vjet pas filmit që e bëri të famshëm, pritet të dalë në kinema ‘’ The Nun and the Gun’’.   /atsh

Të ngjashme