Përzgjedhësi i kombëtares së Turqisë, Fatih Terim, pas ndeshjes ka deklaruar se skuadra e tij hasi në vështirësi të mëdha në pjesën e parë, pasi mbrojtja e Kosovës ishte e ngjeshur.
“Ishim të detyruar ta fitojmë këtë ndeshje. Kjo fitore na rehabiliton. Tash duhet të pëqendrohemi te sfidat tjera. Jemi munduar të shënojmë, por formacioni i ngjeshur i Kosovës na vështirësojë gjërat në pjesën e parë. Megjithatë në pjesën e dytë realizuam gol pas ndryshimeve të bëra. Sa i përket Kosovës sigurisht se ajo do të luajë edhe më mirë në të ardhmen”.
“Ne e kemi parë ndeshjen e saj me Ukrainën dhe e kemi ditur se si luajnë. Në këto lloj ndeshje duhet të shfrytëzosh çdo moment dhe hapësirë. Goli i hershëm në pjesën e dytë na rehatoi dhe ne fituam tre pikë të rëndësishme”, tha Terim.