Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Tibetin, njoftoi Qendra Evropiane-Mesdhetare e Sizmologjisë (EMSC).
Sipas EMSC-së, tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 35 kilometrash, raporton Reuters.
Deri tani nuk ka raportime për viktima të mundshme apo dëme materiale të shkaktuara nga lëkundjet.