Tërmetet në Shqipëri, disa ndërtesa pësojnë dëme në Bulqizë, një pjesë e Durrësit pa rrymë

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 07:17 | Nga Ekonomia Online

Pas dy tërmeteve që kanë ndodhur në Shqipëri ka pasur dëme të vogla materiale në disa zona.

Top Channel mëson se dëme materiale ka “Lagja e Re” në Bulqizë, ku banorët kanë dalë jashtë nga objektet e banimit.

Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë, në qytetet e tjera të Shqipërisë janë ndjerë lëkundjet e tërmetit.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka thënë se  disa dëme të lehta janë shkaktuar edhe në Xibër të Klosit.

Të ngjashme