Pesë persona janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre për dëmtimet e tërmetit të 26 nëntorit në Tiranë.
Tv Klan raporton se i pandehur është marrë edhe një subjekt juridik pasi një pallat që ai ka ndërtuar është dëmtuar nga tërmeti.
Sipas prokurorisë nuk ka respektuar standardet në ndërtim. Po ashtu të pandehur janë marrë është ish-zyrtarë të urbanistikës në Farkë, ish-shefi i zyrës Geron Cipi dhe dy ish-inspektorë.
Dosja për 5 personat ka vajtur në gjykatë për seancë paraprake. Ndërkohë që për të dyshuarit e tjerë çështja është ndarë nga Prokuroria e Tiranës. Gazetarja ka mësuar se në total për objektet e dëmtuara në Tiranë janë nën hetim 30 persona.