Tërmeti i fuqishëm prej 6.8 magnitudë dridh Greqinë, autoritet paralajmërojnë cunami

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fuqishëm prej 6.4 magnitudë ka goditur në orët e para të mëngjesit pjesën jugore të Greqisë, më saktësisht në ishullin Zakintos, dhe deri më tani nuk ka informacione të sakta për viktima apo vlerën e dëmeve të shkaktuara.

Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital, kurse autoritet kanë paralajmëruar për një cunami.

Sipas zyrtarëve grek tërmeti prej 6.4 magnitudë ka goditur pjesën jugore në Zakintos rreth orës 1:54 pas mesnatës, ku më pas janë dëgjuar dridhje të mëdha në gjithë vendin.

Instituti amerikan i Gjeologjisë (USGS) dhe Qendra Evropiane Sizmologjike (EMSC), kanë vlerësuar se fuqia e tërmetit ishte 6.8 magnitudë.

Dridhjet janë dëgjuar edhe në Itali, Maltë, Shqipëri dhe Libi, kurse epiqendra e tij është regjistruar në Detin Jon, rreth 130 kilometra në jugperëndim të Patrasit.

Ndërkaq vendi që më së shumti e ka ndjerë tërmetin është Zakintosi, ku më pas ka mbetur pa energji elektrike. Zyrtari për informim i brigadës së zjarrfikësve në Athinë, ka njoftuar se deri më tani nuk kanë të dhëna të sakta për viktima apo dëmet materiale.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme